Ngjarje

Protesta e fermerëve në Greqi, bllokohet për 3 orë aksi rrugor Kakavijë-Janinë

Gazeta Si – Duke nisur nga ora 19:00 e kësaj të shtune, deri në orën 22:00 (me orën greke), aksi rrugor Kakavijë-Janinë, në kryqëzimin e fshatit Kallpaq, do të jetë i bllokuar për shkak të protestës që do të zhvillojnë fermerët.

Lajmin e ka bërë të ditur Policia Kufitare Kakavijë, e cila nëpërmjet qendrës së përbashkët të shkëmbimit të informacionit, është njoftuar nga Policia Kufitare Greke për bllokimin.

Duke kërkuar nga qytetarët planifikimin e udhëtimeve me automjete në orare të tjera të ditës, policia bën të ditur se do të lejohen të qarkullojnë vetëm automjetet që do të kenë emergjenca shëndetësore.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë