Politike

Protesta e 20 shkurtit, Salianji: Shqipëria tregoi se ka shpresë

Deputeti i PD-së, Ervin Salianji, komentoi një ditë pas tubimit në shesh, se protesta e të martës tregoi se ka ende shpresë në këtë vend.

“Mes demokratëve dhe qytetarëve të lirë e me kurajo që treguan dje se Shqipëria ka shpresë. Treguan se vendi ynë meriton një qeverisje transparente e llogaridhënëse, një vend ku respektohen të drejtat e njeriut, ku ka zgjedhje të lira e të ndershme, ku luftohet korrupsioni e krimi. 20 shkurti do të mbahet mend si rezistencë e fortë ndaj sundimit dhe hapi i parë e i sigurt drejt Shqipërisë europiane, aspiratë e ndërprerë dhunshëm këto 11 vite nga Edi Rama!”, shkruan Salianji.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë