Euro2024

Protagonisti absolut i Kroaci-Shqipëri, Klaus Gjasula hyn në historinë e futbollit botëror

Nga Gazeta 'Si' - Klaus Gjasula sot ishte protagonist i padiskutueshëm i ndeshjes mes Shqipërisë dhe Kroacisë, duke kaluar nga njëra anë e medaljes në tjetrën për t’u bërë heroi i kuqezinjve.

Ai hyri në fushën e lojës si zëvendësues, shënoi autogolin që i dha avantazhin kroatëve e më pas në shtesën e ndeshjes shënoi golin e barazimit përfundimtar.

Sipas gjigandëve të statistikave të OPTA, Gjasula bëhet zëvendësuesi i parë në historinë e Europianëve apo Botëroreve që arrin të shënojë në të dy portat në një rastësi të çuditshme që e bëri atë protagonist në këtë mënyrë.

Ndeshja mes Shqipërisë dhe Kroacisë përfundoi 2-2. Golin e parë e shëndoi Qazim Laçi.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë