Gazeta Si – Një qendër masazh e kthyer në një ‘fole’ prostitucioni është zbuluar në Tiranë. Si pasojë ka përfunduar në prangat e policisë, pronari E.S., 39 vjeç dhe shtetasja e punësuar, H.M., 39 vjeçe, të dy banues në Tiranë.
Policia thotë se një tjetër punonjëse 39-vjeçare, banuese në Tiranë po procedohet në gjendje të lirë. Sipas policisë, shtetasi E.S., administronte një qendër masazhesh, në rrugën “Tish Daija”, në të cilën ishin të punësuara dy shtetaset.
“Përveç aktivitetit të regjistruar ligjërisht si qendër masazhesh, në këtë subjekt ushtrohej edhe aktiviteti i kundërligjshëm i prostitucionit”, – njofton policia.
Sakaq, raportohet se në cilësinë e provës materiale u sekuestruan shuma parash të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari e paligjshme, aparate celulare, dhe një automjet.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




