Policia e Tiranës ka arrestuar tre persona dhe proceduar penalisht 1 tjetër, pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale.
Mes të arrestuarve është edhe një 61-vjeçare nga Fieri dhe një 29-vjeçar nga Tirana, të cilët akuzohen për veprat penale “Prostitucioni” dhe “Shfrytëzimi i prostitucionit.
“Nga specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë u arrestuan në flagrancë për veprat penale ‘Prostitucioni’ dhe ‘Shfrytëzimi i prostitucionit’, shtetasja N. P., 61 vjeçe, banuese në Fier dhe shtetasi O. B., 29 vjeç, banues në Tiranë, sepse në bulevardin ‘Zogu i Parë’, në ambientet e një hoteli, shtetasja N. P. është kapur në flagrancë duke kryer marrëdhënie seksuale me shtetasin O. B., kundrejt shpërblimit”, njofton policia.
Materialet iu dërguan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.