Ka ndodhur

Prostitucion në hotel, arrestohen katër persona në Pogradec

Katër persona, mes tyre pronari dhe administratorja e hotelit, janë arrestuar me akuzën e shfrytëzimit të prostitucionit në një hotel në Pogradec.

Sipas policisë janë arrestuar: pronari Renato Capo, 35 vjeç, M. K., 34 vjeçe, E. Z., 36 vjeçe dhe M. S., 17 vjeçe, banues në Pogradec.

Pas një kontrolli në një bar-kafe dhe hotel në Tushemisht, Pogradec, në pronësi të shtetasit R.C., u arrit të dokumentohej se ky shtetas, në bashkëpunim me shtetasen M.K., (në rolin e administratores) dhe dy shtetaset e tjera, në mënyrë të organizuar lejonin dhe ushtronin veprimtarinë e prostitucionit në ambientet e këtij hoteli.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, për veprat penale “Prostitucioni”, “Shfrytëzimi i prostitucionit” kryer në bashkëpunim, “Mbajtja e lokaleve për prostitucion” dhe “Fshehja e të ardhurave”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë