Gazeta Si – Dy gra kineze janë arrestuar në Durrës, pasi dyshohet se kishin marrë me qira dy apartamente me qëllim ushtrimin e prostitucionit. Në pranga ka rënë edhe pronari i apartamenteve që i kishte dhënë me qira pa kontrata përkatëse. Ndërkohë janë proceduar penalisht dy gra kineze të tjera dhe 5 shqiptarë.

Konkretisht si pasojë e operacionit të organizuar në lagjen e plazhit u arrestuan dy kinezet D.Sh., 54 vjeçe dhe S.Y., 40 vjeçe dhe pronari i apartamentit, i identifikuar me inicialet S.M., 39 vjeç.
Në cilësinë e provës materiale, u sekuestruan pasaporta të shtetaseve kineze, shuma parash, celularë, karta krediti, etj. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)


