Gazeta Si – Tre persona kanë janë arrestuar në kryeqytet, pasi shfrytëzonin për prostitucion tre të mitura të moshës 15, 16 dhe 17 vjeçe. Policia tha se në kërkim është shpallur bashkëpunëtori i tyre, 22-vjeçar, banues në Larushkë.
Nga hetimet, del se 3 të arrestuarit së bashku me shtetasin e shpallur në kërkim, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, shfrytëzonin për prostitucion tre shtetase të mitura kundrejt përfitimeve monetare.
Në kuadër të operacionit policor të koduar “Lokalizimi”, u ndaluan shtetasit S. D., 21 vjeç, K. K., 24 vjeç, dhe F. C., 20 vjeç, të tre banues në Larushk; u shpall në kërkim bashkëpunëtori i tyre, shtetasi K. D., 22 vjeç, banues në Larushk.
Autorët e dyshuar, pasi kontaktonin me persona të tjerë, i adresonin ata për në hotelet ku akomodoheshin të miturat, në zonën e Larushkut, Fushë Krujës, dhe në Arameras.
Gjatë kontrolleve fizike të 24-vjeçarit dhe të 17-vjeçares, policia gjeti sasi lënde të dyshuara narkotike kanabis, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale së bashku me tre aparate celulare.
Sipas burimeve, familjarët e 3 të miturave, kanë bërë denoncim për largimin e tyre që në muajin shtator, por nuk janë lokalizuar, pasi kanë qëndruar në vend-ndodhje të ndryshme në Fushë Krujë dhe Durrës.
Vajzat kanë deklaruar në polici se janë larguar nga shtëpitë me dëshirën e tyre dhe gjatë kësaj kohe janë shfrytëzuar për prostitucion mga djemtë të cilët i kishin njohur dhe ishin miq me njëri-tjetrin.
Fillimisht djemtë nuk kanë pranuar para hetuesve se i kanë shfrytëzuar për prostitucion, por janë përballur me fakte, biseda dhe video të vajzave që janë gjetur në celularët e tyre.
Tre të miturat e proceduara, janë larguar nga banesat përkatëse në muajt qeshor, shtator dhe tetor të vitit të kaluar.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




