Ka ndodhur

Prostitucion kundrejt pagesave 150-300 €, arrestohet 28-vjeçarja dhe tutori i saj në Durrës

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Flower” është arrestuar 38-vjeçari me inicialet T. V., i cili ishte shpallur në kërkim, pasi dyshohet se kanoste 28-vjeçaren me iniciale V.M. për të ushtruar prostitucion si dhe i siguronte asaj klientë nga Shqipëria, Italia dhe Belgjika për të ushtruar veprimtarinë kundrejt pagesave që varionin nga 150 deri në 300 Euro.

Në pranga është vendosur edhe 28-vjeçarja e shpallur në kërkim për ushtrim të kësaj veprimtarie kriminale.

Të dy shtetasit ishin shpallur në kërkim në kuadër të këtij operacioni të zhvilluar më datë 17 Qershor 2023.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një automjet, 4 celularë dhe një tablet.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë