Ka ndodhur

Prostitucion dhe lojëra fati në Tiranë, arrestohen 3 kinezë në Rinas

Gazeta Si - Tre shtetas kinezë janë arrestuar në Tiranë, teksa një tjetër është proceduar penalisht në gjendje të lirë  në kuadër të operacionit policor të koduar “Electronics”.

Sipas policisë, dyshohet se kinezët organizonin veprimtaritë e kundërligjshme të lojërave të fatit dhe të prostitucionit.

Këta shtetas u kapën në flagrancë në Rinas, pasi tentuan të kontrabandonin në Shqipëri, 12 celularë, 3 laptopë, 6 kompjutera dhe pajisje të tjera elektronike, të cilat i përdornin për këto veprimtari të kundërligjshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë