Euro 2020

Propozimi, të gjithë në “Olimpiko” për finalen e Europianit

Italia është përfshirë e gjitha nga ethet e Europianit. Pas daljes në finale, besimi për fitimin e trofeut nga skuadra e Roberto Mançinit është më i madh se kurrë. I gjithë opinioni futbolldashës dhe jo vetëm, mezi po pret 11 korrikun.

“Të dielën e ndjekim finale e Euro 2020 në stadiumin ‘Olimpico’, me kapacitet të reduktuar dhe në respekt të masave anti-Covid? Kemi zhvilluar tri ndeshje të “axurrëve” në këtë stadium. Do të ishte një mënyrë shumë e mirë për të bërë tifo të gjithë bashkë për kombëtaren”. Ky është postimi në Tuiter i Virxhinia Raxhit, kryebashkiakes së Romës, një propozim për CONI-n dhe Ministrinë e Sporteve dhe Shëndetit.

Virzhinia Raxhi, kryebashkiakja e Romës. Gazeta Si, 7 korrik 2021

Stadiumi “Olimpico” ishte një nga selitë e përzgjedhura nga UEFA për zhvillimin e ndeshjeve të Euro 2020, madje në këtë stadium u zhvillua edhe ceremonia e hapjes, para Itali-Turqi . Gjatë ndeshjeve që u luajtën në këtë stadium, gjithçka ka shkuar mirë dhe tani mbetet për t’u parë, nëse propozimi i kryebashkies Raxhi do të pranohet apo jo nga autoritetet përkatëse në Itali.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë