Gjithçka do të ratifikohet në atë që, shpresohet, do të jetë data përfundimtare për të kuptuar të ardhmen e futbollit italian. Takimi mes drejtuesve të futbollit dhe Ministrit të Sportit, të enjten, do të jetë çelësi për të kuptuar nëse dhe si do të rifillohet. Ideja e Lega Calcio është ajo për të nisur me 4 ndeshjet që ishin shtyrë, që do të thotë Atalanta-Sassuolo, Inter-Sampdoria, Verona-Cagliari dhe Torino-Parma, në 13 qershor, ndërsa javë e 27 e Serie A, do të luhet një javë më pas.
Ky plan do ti lejonte të gjitha skuadrave të rifillonin në kushte të barabarta në 20 qershor, pa lënë pas asnjë ndeshje për të rikuperuar dhe do të sillte edhe sigurinë, me dy ndeshje në javë, për të përfunduar në kohë në datën e kërkuar nga UEFA: domethënë më 2 gusht. Pastaj, për 5 skuadra të kampionatit italian, do të nisë aventura Evropiane, për një sezon vërtetë të pafund.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




