Nga Gazeta ‘Si’- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në kuadër të punës për organizimin e zgjedhjeve parlamentare të 11 Majit 2025, ka propozuar edhe një rokadë mandatesh mes dy qarqeve.
Sipas KQZ, qarkut të Korçës do t’i hiqet një mandat dhe do t’i kalojë qarkut të Tiranës, duke e çuar numrin e mandateve të deputetëve në 37, ndërsa në Korçë ky numër zbret në 10.

Sakaq, në zonat e tjera zgjedhore nuk do të ketë ndryshim të numrit të mandateve. Ky propozim do të shqyrtohet nga Komisioni Rregullator ditën e nesërme, i cili pritet të aprovojë ndarjen e re të mandateve për parlamentaret e 2025
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




