Politike

Propozimi i Berishës për ndryshimin e Kushtetutës, Balla: Ta diskutojmë!

Nga Gazeta ‘Si’- Një ditë pasi kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha hodhi idenë e ndryshimeve kushtetuese për t’i hapur rrugë krijimit të Senatit, vjen reagimi i socialistëve.

Balla tha në takimin e 20-të të Komitetit Parlamentar të Stabilizim Asociimit Shqipëri- BE se propozimi i Berishës mund të diskutohet në Komisionin e Posaçëm për Reformën Zgjedhore.

Ai vlerësoi raportet e institucioneve të drejtësisë në Kuvendin e Shqipërisë, në veçanti të SPAK. Balla gjithashtu ftoi dhe kolegët e opozitës për të votuar pro rezolutës në Kuvend me qëllim nxitjen e progresit në drejtësi dhe goditjen ndaj korrupsionit.

Ai theksoi se zgjedhjet e 11 majit janë vlerësuar nga ODIHR si konkurruese dhe të administruara profesionalisht, ndërsa për çdo problem të raportuar, do të merren masa për ndreqjen e tyre në Komisionin e Posaçëm për Reformën Zgjedhore.

“Për sa i përket çështjeve të lidhura me drejtësinë duhet të jetë shumë e qartë maxhorancës qeverisëse të këtij vendi. Në Kuvendin e Shqipërisë vlerësojmë rezultate të arritura nga SPAK, si rezultate të mira dhe ndjekim vazhdimin e punës.

Apeli im është që edhe kolegët e opozitës ta votojnë rezolutën, për të treguar që drejtësia nuk është e mirë, kur ngre akuza ndaj opozitarit, por është e mirë kur ngre akuza ndaj maxhorancës. Mes partisë dhe Shqipërisë, të zgjedhin Shqipërinë. Ka nevojë që të gjitha palët të punojnë për rrugët e Europës.

Lidhur me zgjedhjet në 11 maj, janë vlerësuar nga OSBE OHDIR, si konkurruese dhe të administruara në mënyrë profesionale, të gjitha ankesat që lidhen me problematikat, duhet të jetë detyra e Kuvendit nëpërmjet Komisioneve, të adresojë që në mënyrë që zgjedhjet vendore të 2027 dhe parlamentare prill-maj 2029, gjithashtu edhe për zgjedhjet e anëtarëve të Parlamentit Europian, përfaqësuesit nga Shqipëria, tha ai.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë