Futboll

Propozimi/ Finalja e Championsit në SHBA, UEFA po mendohet

Gazeta Si – Promotorët përtej oqeanit po këmbëngulin në bisedimet me organizmin që drejton futbollin europian për ta luajtur aktin final të Ligës së Kampionëve në Amerikë. UEFA po e mendon propozimin.

Ishte përfolur edhe më parë, por tashmë ka zhvillime konkrete. Portali spanjoll ‘As’ ka publikuar lajmin se finalja e Ligës së Kampionëve në të ardhmen e afërt pritet të zhvillohet në Shtetet e Bashkuuara të Amerikës.

Foto ilustruese. Trofeu i Championsit. Gazeta Si, 16 shtator 2022

Promotorët amerikanë e dinë mirë potenacialin e një një eventi të tillë në nivel planetar, me reklamat dhe të ardhurat nga e drejta televizive. Ideja u përforcua nga suksesi i ‘Campeones Cup’, turneu që vë përballë skuadra të MLS-së, kampionatit amerikano-verior, dhe ato të ligës meksikane.

Sipas ‘As’, nuk ka treg komercial dhe televiziv më të mirë se ai amerikan. Kompeticionet e mëdha futbollistike duan të bëhen pjesë. Çdo vit shtohen finalet dhe turnetë e rëndësishëm që zhvillohen në SHBA. Por mungon ajo më e rëndësishmja, Liga e Kampionëve në futboll.

Ndeshja më e rëndësishme dhe fitimprurëse e futbollit europian nuk ka dalë asnjëherë nga kontinenti i vjetër. Mundësia për ta transferuar finalen e Championsit përtej oqeanit është parë me sy të mirë nga UEFA dhe ECA, që duan ta zgjerojnë tregun e tyre.

Organizmat më të larta futbollistike europiane sapo ia kanë shitur të drejtën televizive në gjuhën angleze për Amerikën ‘CBS Viacom y Paramount’ për 1.500 milionë euro. Një shifër që do të rritet me formatin e ri të Championsit, duke nisur nga vitit 2024.

Në fakt, ‘International Champions Cup’, që organizohej çdo verë në Amerikë, ka pasur gjithmonë sukses në çdo pikëpamje. Ky mund të jetë edhe preludi për zbarkimin e Championsit në Amerikën e Veriut.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë