Ekonomistët botërorë, si dhe ekonomistët e Wall Street po debatojnë mundësinë e një rënieje ekonomike në të ardhmen e afërt.
Në të njëjtën kohë, bizneset e vogla kanë filluar të përgatiten për kohët më të vështira që duket të jenë duke ardhur. Më shumë se 93% e pronarëve te bizneseve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të shqetësuar nga besimi se SHBA do të hyjë në një periudhë recesioni brenda vitit të ardhshëm, bazuar në një sondazh të realizuar nga Goldman Sachs.
Për pjesën më të madhe të bizneseve të vogla, një rënie e ekonomisë nuk është më një skenar hipotetik.
Më shumë se ¾ e pronarëve të bizneseve (78% e tyre), kane raportuar se ekonomia ka qenë në rënie gjatë tre muajve të fundit.
Inflacioni historik i cili u rrit me 9.1% në qershor, ka goditur pronarët e bizneve të vogla.
80% e tyre raportuan se presionet nga inflacioni janë rritur gjatë tre muajve të fundit. 75% e tyre thanë se rritja e çmimeve e ka ndikuar negativisht situatën financiare të biznesit të tyre.
2/3 e pronarëve të bizneseve të vogla i janë drejtuar rritjes së çmimeve të produkteve të tyre për t’u përshtatur me rritjen e çmimeve në treg. Pjesa më e madhe e tyre nuk i kanë rritur çmimet mbi 10% nga niveli fillestar.
Megjithatë, çmimet, që janë çmimet më të shtrenjta në treg nga viti 1981, nuk duken të jenë shqetësimi më i madh për bizneset e vogla, sipas Goldman Sachs.
Mungesa e kërkesës për punësim mbetet problemi më i madh. 84% e pronarëvë të bizneseve të vogla raportuan se kushtet e punonjësve nuk jane përmirësuar gjatë tre muajve të fundit.
41% pranuan se problemet e punësimit janë përkeqësuar. Për më shumë se gjysmën e bizneseve të vogla, procesi tipik i punësimit për një vend vakant zgjat tashmë mbi dy muaj. Pronarët e bizneseve cituan se garimi me kompanitë më të mëdha në kritere si paga dhe shpërblimet janë sfida e tyre më e madha në tërheqjen e të punësuarve.
Me gjithë sfidat me të cilat pronarët e bizneseve të vogla po përballen për shkak të inflacionit, pozicioneve të mbetura vakante dhe problemeve të vazhdueshme me zinxhirin e prodhimit, 2/3 ruajtën sigurinë se problemet e tyre financiare do të jenë të përballueshme për pjesën e mbetur të vitit./ CNBC
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




