Biznes

Pronarët e anijes Ever Given kanë një ofertë “që nuk mund të refuzohet” për autoritetet e Suezit

Gjykata egjiptiane shtyu gjyqin e çështjes së bllokimit të kanalit të Suezit nga një anije mallrash për t’i lënë kohë autoriteteve për shqyrtim të mëtejshëm.

Avokati i Autoritetit të Kanalit Suez Khaled Abu Bakr i tha gjykatës se operatori po rishikonte një ofertë ekonomike për pronarët e anijes.

“Ne dorëzuam një propozim që ne besojmë se plotëson të gjitha kërkesat e AKS-së”. Shtyrja duhet të lejojë “kohën e nevojshme për të arritur një zgjidhje përfundimtare dhe miqësore që kënaq të gjitha palët”.

Ever Given prej 400 metrash, një nga anijet më të mëdha në botë me kontejnerë, u përplas në pjesën jugore të kanalit të Suezit në fund të Marsit, duke e bllokuar atë dhe tregjet e transportit për gjashtë ditë. ASK fillimisht kërkoi më shumë se 900 milion dollarë për të mbuluar humbjen e tarifave të tranzitit, dëmtimin e rrugës ujore gjatë përpjekjeve të pastrimit dhe shpëtimit dhe koston e pajisjeve dhe punës. Më vonë e zvogëloi shumën në rreth 550 milion dollarë.

Shoei Kisen Kaisha Ltd. e Japonisë, pronari dhe siguruesit e anijes fillimisht ofruan 150 milion dollarë.

Pasi u zhbllokua në 29 Mars, Ever Given u drejtua në Liqenin e Kripur të Egjiptit  dhe që atëherë është mbajtur atje nga autoritetet egjiptiane.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë