Politike

Prokuroria pranon kërkesën e PD, nis verifikimet për kryebashkiakun e Malësisë së Madhe, Tonin Marinaj

Prokuroria e Përgjithshme nis verifikimin për Kryebashkiakun e Malësise se Madhe, Tonin Marinaj.

Prokuroria e Përgjithshme i ka dërguar kërkesë KQZ-së, dhe për dijeni Kuvendit të Shqipërisë.

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike i dërgoi dy ditë më parë një kërkesë zyrtare Prokurorit të Përgjithshëm për verifikimin sipas ligjit të dekriminalizimit të Kryetarit të Bashkisë Malësi e Madhe Tonin Marinaj.

Marinaj akuzohet nga Prokuroria e Antimafias Italiane si drejtues i një organizatë kriminale të trafikut ndërkombëtar të drogës. Vetë Marinaj në një reagim të tij ka mohuar të gjitha pretendimet e grupit të PD-së.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë