Gazeta Si – Një njësi speciale e ‘Guardia di Finanza’, sipas asaj që bën me dije Ansa, po bën kontrolle në kuadrin e një hetimi në lidhje me shitjen e Milanit nga fondi Elliott te RedBird gushtin e kaluar. Hetimi ka nisur pas ankesës së një ish-ortaku në minorancë në administrimin e klubit, luksemburgezja Blue Skye.
Hetimi ka të bëjë dyshimet për një përvetësim të paligjshëm në këtë çështje. Sipas Ansa, ‘Guardia di Finanza’ po bën kontrolle dokumentacioni në zyrat e klubit italian.

Për momentin, në dosje ngrihet hipoteza e përvetësimit të paligjshëm, por nuk ka persona të hetuar. Shtatorin e kaluar, Blue Skye dhe Luxembourg Investment Company kishin bërë një rekurs në Gjykatën civile të Milanos për të bllokuar shitjen e klubit kuqezi. Në atë kohë u bë me dije shitja e klubit ishte mbyllur në rregull në gusht.
Në atë rekurs kompania nga Luksmburgu ankohej për faktin se nuk kishte pasur kurrë asnjë informacion për shitjen e Milanit, për të cilën kjo kompani ishte e interesuar. Në Luksemburg ishte hapur një tjetër hetim, gjithmonë nga Blue Skye, për anulimin e akordit për shitjen e Milanit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




