Drejtësia

Prokuroria e Tiranës shpall moskompetencën për 21 Janarin, ia dërgon dosjen SPAK-ut

Prokuroria e Tiranës ka shpallur moskompetencë për 21 Janarin dhe ia ka dërguar dosjen hetimore Prokurorisë së Posaçme, e cila tashmë po kryen hetimet për vrasjen e Aleks Nikës pas vendimit të Gjykatës së Lartë.

Pas vendimit të Strasburgut, Gjykata e Lartë i kërkoi SPAK të sqarojë rolin e Bashës, Berishës dhe Prendit.

Dosja ishte hapur në Prokurorinë e Tiranës për vrasjen e Aleks Nikës. Ndër provat që është dorëzuar SPAK-ut është edhe plumbi që i ka marrë jetën Aleks Nikës, i cili është dërguar për ekspertizë në Itali.

Prokuroria e Posaçme ka nisur punën intensive për zbardhjen e një prej krimeve më të rënda në historinë e vendit, 4 vrasjet e 21 janarit. Në SPAK janë thirrur Rajmonda Nika dhe Mark Nika, bashkëshortja dhe xhaxhai i Aleks Nikës. Së fundmi në SPAK u thirr edhe Ndrea Prendi ish-kreu i Gardës në janarin e vitit 2011. Prendi u mor në pyetje për rreth 3 orë e 30 minuta.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë