Drejtësia

Sekuestrohen pasuritë 5 mln euro të Fatjon Muratit, akuzohet si pjesëtar i një organizate kriminale

Gazeta Si – Prokuroria e Tiranës kërkoi sekuestrimin e pasurive për Fatjon Muratit dhe familjarët e tij të akuzuar për përfshirje në veprimtari kriminale.

Të ardhurat dyshohet se janë përfituar nga veprimtari të plagjishme, si trafiku i lëndëve narkotike. Sipas prokurorisë, pasuritë janë në emër të Fatjon Muratit, nënës së tij, shtetases me iniciale M. M., si edhe të vëllait, shtetasit me iniciale Y. M.

Pasuritë përfshijnë një ndërtesë 8 katëshe, 1 apartament, sipërfaqe ndërtimi, 1 dyqan 40 metër katror, si edhe tre biznese përfshirë bar-kafe, dyqan ushqimesh dhe lavazh makine që shkojnë në shifrën rreth 5 milion euro.

Fatjon Murati akuzohet si pjesëtar i një organizate kriminale ku bënin pjesë edhe katër shtetasit me iniciale Q.A, N.V. K.P., dhe V.K. Sipas prokurorisë, “një pjesë e anëtarëve të saj janë arrestuar nga policia italiane, ndërsa të tjerë janë në kërkim, dhe organizatë është marrë fillimisht me vjedhje dhe më pas e ka zgjeruar aktivitetin e saj edhe trafikimin e lëndëve narkotike”.

Ai rezulton i kërkuar nga autoritetet italiane për disa vepra penale ndër vite përfshirë “Evazion”, “Posedim të armëve”, “Trafikim të lëndëve narkotike” dhe “Pjesëmarrje në krime”.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë