Drejtësia

Prokuroria e Tiranës kërkon konfiskimin e pasurive të dënuarit për drogë në Britani

Gazeta Si – Prokuroria e Tiranës kërkon konfiskimin e pasurive të Selami Durakut dhe familjarëve të tij, me dyshimin se janë siguruar nga burime të paligjshme dhe veprimtar kriminale e prodhimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike në Britani të Madhe.

Prokuroria thotë se Duraku, është në proces gjyqësor në Angli, pasi ka qenë i arrestuar nga policia e Leicestershire/Mbretëri e Bashkuar, për veprën penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”.

Ndërsa shtetasi V. D., është në proces gjyqësor në Angli pasi ka qenë i arrestuar nga policia e Leicestershire/Mbretëri e Bashkuar, për veprën penale të “Mashtrimit, përfshirë dhe falsifikim dokumentesh”

Nga analiza e fakteve dhe e dokumentacionit të administruar për sa i përket pasurive të shtetasve V.D. dhe S.D., dhe familjarëve të tyre, rezulton se kanë një nivel të pajustifikuar ekonomik dhe dyshohet se këto pasuri të paluajtshme, t’i kenë fituar si rezultat i veprimtarisë së tyre kriminale që ata kanë zhvilluar në Angli.

Pasuria zotërohet nga prindërit e shtetasve të sipërpërmendur si subjekt të ligjit dhe ekzistojnë prova konkrete se janë të pajustifikuara.

PROKURORIA KËRKON:

Konfiskimin dhe kalimin në pronësi të shtetit, të pasurive në pronësi të shtetasve R.D., e Gj.D., si më poshtë:

– Pasuri e llojit apartament, me sipërfaqe 103.20 m2, në rrugën Aleksandër Moisiu, Tiranë, në pronësi të shtetasit Rr.D.

– Pasuri e llojit apartament, me sipërfaqe 100 m2, në rrugën Aleksander Moisiu, Tiranë, në pronësi të shtetases Gj. D.

– Pasuri e llojit garazh, me sipërfaqe 17.20 m2, në rrugën Aleksander Moisiu, Tiranë, në pronësi të shtetasit Rr.D.

– Pasuri e llojit garazh, me sipërfaqe 17.40 m2, në rrugën Aleksander Moisiu, Tiranë, në pronësi të shtetases Gj. D.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë