Gazeta Si – Prokurori Adnan Xholi, ka depozituar në Këshillin e Lartë të Prokurorisë kandidaturën për drejtues të SPAK-ut, duke qenë i pari që shpreh interes në këtë garë.
“Prokurori Adnan Xholi depoziton kërkesë dhe shpreh interes për drejtues të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar”, njoftoi Këshilli i Lartë i Prokurorisë.
KLP ka shpallur garën që prej 19 Shtatorit. Prokurorët e tjerë që kanë interes që të kandidojnë për kreun e ri të SPAK kanë afat deri më 2 Nëntor.
Ata duhet t’i paraqesin, KLP-së platformën dhe dokumentacionin shoqërues.
Mandati aktual i drejtuesit në detyrë të SPAK, Arben Kraja mbaron më 19 dhjetor. Ai nuk ka të drejtë rizgjedhjeje në këtë post, por mund të vijojnë sigurisht punën si prokuror I thjeshtë në poste jo drejtuese.
Xholi ka një karrierë mbi 20 vjeçare në prokurori. Qysh prej vitit 2013 ai punon në Prokurorinë e Përgjithshme dhe është konfirmuar nga vettingu vitin e kaluar.
Ai ka qenë edhe kandidat për të marrë drejtimin e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), mirëpo nuk i rezultoi fitues.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




