Mjedis

Projektligji ‘Për gjuetinë’/ Shoqata ornitologjike: Mos t’u lihet hapësirë gjuetarëve të huaj

Nga Gazeta Si- Erald Zeka, përfaqësuesi i shoqatës ornitologjike të Shqipërisë thotë se neni 33 në projektligjin “Për gjuetinë” lë vend për keqkuptime pasi duket sikur fton edhe gjuetarët e huaj që të vijnë të gjuajnë në Shqipëri.

“Meraku i vetëm është neni 33, mos i lihet hapësirë gjuetarëve të huaj që të vijnë këtu. Nuk duam të lejohen gjuetarë të huaj”, tha ai.

Në nenin 33 thuhet se “Gjuetar  është personi fizik që plotëson kriteret e mëposhtme: a)  të jetë shtetas shqiptar…”

Sipas Zekës, kjo i lejon dhe gjuetarët e huaj që kanë shtetësi shqiptare që të zhvillojnë gjueti në vendin tonë.

Në projektligjin e ri përcaktohen rregulla të reja e kufizime në disa zona që do të jepen më qira me gjuetarë të licencuar. Këto zona do të jepen me qira tek persona fizikë ose biznese përmes një konkurrimi publik dhe afati I kontratës do të jetë 10 vjet.

“Zonat e gjuetisë mund t’i jepen subjekteve private me anë të një procedure konkurrimi dhe për një afat jo më pak se 10 vjet, kjo për arsyen se sipas ekspertëve të fushës së gjuetisë, duhen të paktën 5 vjet për të përgatitur gjahun. Subjekti fizik ose juridik do të jetë njëkohësisht dhe menaxhuesi i zonës”.

Qiraja e zonës do të jetë sa 50% vlerës së gjuetisë vjetore të kafshëve të egra e llogaritur sipas çmimeve të tregut.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë