Treg

Projekti i TEC-it të Vlorës, ndihmon kompaninë amerikane të gazit të kryesojë bursat në kohë kaosi

Kompania e naftës dhe gazit Excelerate Energy ishte e vetmja kompani që pësoi rritje të enjten e 6 korrikut me 5.7%.

Imuniteti i Excelerate (EE) mbetet i paprekur, shkruan Michael Blum i Wells Fargo, pasi kompania zotëron 20% të flotës botërore të sasisë së gazit stok dhe po përfiton nga rritja e fortë e kërkesës për gaz nga Azia dhe dëshira e Europës për të reduktuar varësinë e saj nga gazi natyror rus, sipas Seeking Alpha.

Blum parashikon një rritje më të lartë të Exelerate, lidhur edhe me tri projekte investimi shumë të mëdha të saj, përfshirë terminalin LNG në Vlorë, Shqipëri, Porti LNG në Filipine dhe një terminal në Bangladesh.

Nafta dhe gazi gjenden në një trazirë sot, pasi nafta Brent në SHBA, ra nën 100 dollarë/fuçi.

Terminali i LNG-së së Vlorës është ende në hapat e studimit të tij të fizibilitetit me synimin drejt zbutjes së krizës aktuale energjetike në Shqipëri. Plani fillestar do të ishte furnizimi me gaz për një termocentral të rihapur dhe të zgjeruar me gaz 350 MW, por ky terminal mund të shërbejë gjithashtu si një pikë hyrëse e mundshme për dërgimin e më shumë gazit me burim LNG në Europë. Nëse gjithçka shkon mirë, ky terminal i Detit Adriatik do të jetë plotësisht në funksion në 2023 pas një “zgjidhje emergjente energjie” fillestare në 2022.

Në bashkëpunim me kompaninë shtetërore të gazit shqiptar Albgaz dhe atë të Italisë Snam SpA, mendohet që termocentrali i Vlorës do të përdoret për të trasnportuar gazin dhe në vendet fqinje.

“Është një projekt shumë i mirë për Shqipërinë”, tha shefi ekzekutiv i Excelerate, Steven Kobos për anijet që do të prodhojnë energji.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë