Teknologji dhe Inovacion

Projekti 50 mln eurosh për një pulari fotovoltaike

Fondi i menaxhimit të aseteve Tikehau Capital dhe kompania e energjisë së rinovueshme, NOVAFRANCE Energy do të ndërtojnë një pulari fotovoltaike.

Kompania franceze, e specializuar në agrivoltaike, do të instalojë panelet solare, mbi 5.000 stabilimente të pulave, me kapacitet 300 MWp në total.

Projekti disa vjeçar do të kushtojë 50 mln euro dhe do të shërbejnë për dy funksione. Përveç prodhimit të energjisë elektrike, panelet do të mbrojnë pulat nga moti i nxehtë apo i ftohtë, edhe grabitqarët.

“Një projekt i tillë do të rrisë produktivitetin dhe famën tonë, por edhe do të promovojë kujdesin ndaj kafshëve dhe mbrojtjen e planetit tonë” -tha Yves Le Bel, president i NOVAFRANCE Energy.

Sipas analistëve, ky projekt është pritur mirë dhe ka pasur një ndikim pozitiv. /Renewablesnow


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë