Nga Gazeta ‘SI’- Kuvendi çeli sot maratonën e diskutimit të projektbuxhetit 2026, që do të zgjasë dy ditë.
Nga Kuvendi, ajo tha se PS, në 13 vite qeverisje ka refuzuar ligjin për minimumin jetik.
“Gjatë muajve të fundit, PD ka prezantuar kërkesa për mocion me debat nga situata e rendit dhe krimit, zgjedhjet dhe me minimumin jetik. Minimumi jetik ka qene propozim ligjor i PD për disa legjislatura por edhe një kërkesë që ne e kemi sjellë sa herë është miratuar buxheti. Qeveria në vitin e 13-të nuk siguron dot një minimum jetik pët qytetarët. 40% e shpenzimeve të familjarëve janë ushqimet. Sot pensionistët janë shtresa më e varfër. Sot grupet sociale janë më të varfër, Shqipëria mbetet e fundit në rajon edhe për mbështetjen e grupeve sociale. Në të gjithë treguesit na duhen 53 vite për të arritur standartet e BE në kriterin ekonomik. Në 13 vite asnjëherë ky parlament nuk është mbledhur për të menduar për shumicën. Minimumi jetik është kërkesë ligjore që ky parlament ka detyrimin ta miratojë. A sjell qeveria ligjin me këtë buxhet ligjin për minimumin jetik? Përsëri refuzon. Shifrat janë të qarta, sot Shqipëria duhet patjetër që të mbyllë këtë hapësirë që ekziston ndërmjet të të ardhurave të shqiptarëve me të rajonit dhe BE, pa siguruar minimunin jetik nuk ndodh.”, tha ajo.
Më tej, Tabaku shtoi se: “Minimumi jetik do ta vendosë Shqipërinë në hartën e vendeve që e kanë këtë, vendet e rajonit dhe të BE e kanë. Pse refuzon qeveria socialiste ta miratojë minimumin jetik?Për këtë arsye kërkuam debat për këtë çështje, buxheti i ka të gjitha mundësitë të miratojë minimunim jetik.”
Deputeti socialist Taulant Balla mbajti një fjalë pas Tabakut, duke thënë se kërkesa e demokratëve për minimumin jetik do të marrë përgjigje pasi të miratohet buxheti 2026.
“Vitin e ardhshëm, përveç bonusit, po i referohem një pensionisteje që është nëna ime, se ja shpjegova se më pyeti, o bir tha sa më është rritur pensioni. I rritet 18 mijë lekë në çdo muaj në vitin 2026, në vitin e dytë i rritet 36 mijë lekë, i shkon 432 mijë lekë rritja. Në vitin e katërt, të anëtarësimit në BE, 864 mijë lekë. Shkojnë mbi 2 milion rritje, se ju me matematikën ju ka lënë ai mbrapsht se ju 7×7 vazhdoni. Kjo është rritja për një pensioniste që ka punuar 44 vjet. Unë e di se pensionisti mes jush nuk ka hallin e pensionit se e ka rrogën e lartë.”
Kërkesa e saj për një debat me mocion për minimumin jetik u votua kundër nga mazhoranca.

Nis seanca dy ditore e Kuvendit për projektbuxhetin 2026 dhe Paketën Fiskale
Seanca do të ketë në qendër buxhetin dhe Paketën Fiskale, e cila është kundërshtuar fort nga opozita, si në përmbajtje, ashtu edhe në procedurë.
Deputetja demokrate, Jorida Tabaku mori e para fjalën në seancën e sotme plenare, duke kërkuar futjen e minimumit jetik në buxhetin e viti të ardhshëm.Projektbuxheti i vitit 2026, me një vlerë prej 8.8 miliardë eurosh, shoqërohet nga tetë projektligje, të cilat kaluan në komisione me procedurë të përshpejtuar.
Në rend dite janë gjithashtu marrëveshja e paqes fiskale, rivlerësimi i pasurive të paluajtshme dhe projektligji për fshirjen dhe shuarjen e detyrimeve tatimore dhe doganore.
Seanca nisi ndryshe pasi iu bashkua Sofi, nxënëse ekselente, e cila mbajti një fjalim krah kryeparlamentarit Niko Peleshi.
“Unë quhem Sofi Xhafo dhe jam nxënëse në klasën e 9-të, jam shumë e nderuar që jam sot këtu. Kjo sallë në origjinal paska një hije tjetër më të rëndë. Nesër është Dita Ndërkombëtare e Të Drejtave të Fëmijëve, që na kujton se ata kanë të drejtë të shkollohen, dëgjohen e sidomos të rriten me dashuri”, u shpreh ajo, duke u kërkuar politikanëve që “kur punojnë çdo ditë, të mendojnë edhe për fëmijët”.
“Fëmijët kanë nevojë të rriten të lumtur”, tha Sofi.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



