Politike

Projektbuxheti, Braçe: Duhet shumë punë për ta zbatuar, i vjetshmi nuk shkoi si duhet    

Deputeti socialist Erion Braçe kërkon më shumë punë nga qeveria për të vënë në zbatim buxhetin e vitit të ardhshëm.

  “…Buxheti është një ushtrim qeverisje. Kërkohet zbatim i buxhetit, për këtë kërkohet qeverisje, duhet punë për ta zbatuar. S’jam i kënaqur nga niveli i zbatimit të buxhetit të vitet të kaluar. Kjo vjen edhe prej mosrealizmit të shpenzimeve, këto janë shkurtime dhe unë jam kundër. Cilado njësi që dështon duhet marrë përgjegjësi, përfshirë përgjegjësitë publike. Investimet e larta publike ka qenë politika bazë e 3 viteve të fundit.

Buxheti publik duhet të na identifikojë ne si të majtë, te jetë ajo që ne jemi, të ardhurat dhe rishpërndarja janë thelbi, duhet ndërhyrje e fortë rishpërndarje e pasurisë, mendoj se viti i 10 duhet të na kishte bërë të guximshëm me të ardhurat, tatimet e reja nuk na ndihmojnë, nuk jam krenar. Nuk jam krenar as për tatimin e rrogave për 50 mijë lekë. 5 vite me vonesë për birrën, 1 vit me vonesë për rrogat. Po bëjmë mirë për profesionet e lira… ”, tha Braçe.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë