Para

Projektbuxheti 2025/ 40 mld lekë të ardhura shtesë nga goditja e informalitetit dhe rritja e pagave

Nga Gazeta 'SI' - Në projektbuxhetin e vitit 2025, qeveria ka bërë një panoramë optimiste për arkën e shtetit.

Sipas parashikimeve, buxheti do të mbledhë rreth 755 mld lekë të ardhura (+40 mld nga 2024), ku rritja më e madhe pritet të vijë nga taksat doganore.

Në draft, qeveria argumenton se lufta kundër informalitetit, mirëadministrimi fiskal dhe rritja tërësore ekonomike do të shtojnë të ardhurat e shtetit.

Në dokument vlerësohet se të ardhurat e parashikuara mund të rrezikohen nga kursi i këmbimit, mosarritja e rritjes ekonomike të parashikuar apo mosmiratimin e ndonjë mase fiskale.

Parashikimi i të ardhurave

Të ardhurat nga TVSH parashikohen në 236 mld lekë, ose 10.4% më shumë se pritjet për 2024-n. Kjo do të ndikohet nga përmirësimi i sistemit të fiskalizimit dhe rritja ekonomike.

Të ardhurat nga “Tatimi mbi Fitimin Korporativ” programohen të jenë 6 miliardë lek ose 10.1% më shumë krahasuar me të pritshmin e vitit 2024, ndikuar nga mirëadministrimi dhe kontrolli. 

Të ardhurat nga “Akciza” programohen 66.9 mld lekë ose 4.1% më shumë se i pritshmi i vitit 2024. Faktorët kryesorë në parashikimin e të ardhurave nga akciza lidhen me rritjen e të ardhurave nga akciza që gjeneron rritja ekonomike shtesë; rritjen e sasive të importit dhe konsumi i mallrave si karburante, cigare, pije alkoolike, verë, birrë etj.

Të ardhurat nga “Tatimi mbi të Ardhurat Personale” parashikohen 70 mld lekë, me rritje 8.7% më shumë se pritshmëritë për vitin 2024 ndikuar nga efektet e reformës së pagave në sektorin shtetëror që filloi në 1 korrik 2024, rritja e të cilave do gjenerojë të ardhura shtesë nga tatimi mbi pagat për 7 muajt e parë të vitit 2025. Rritja e numrit të punëmarrësve dhe pagës mesatare në sektorin privat, i cili për shkak të lëvizjeve është i detyruar të ndjekë ritmin e rritjes së pagave në sektorin shtetëror.

Rreth 2 mld lekë qeveria pret t’i mbledhë nga lojërat e fatit. Të ardhurat nga “Taksa Doganore” në vitin 2025 programohet 11 mld lekë, me rritje 18.8% më shumë se i pritshmi për vitin 2024.

Të ardhurat gjithsej nga kontributet e sigurimeve shoqërore e shëndetësore janë programuar të jenë 168.9 mld lekë, në rritje krahasuar me vitin 2024 prej 6.6%.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë