Kosova

Projekt-buxheti i Kosovës, 100 mln euro për ushtrinë, për herë të parë 2 mln euro edhe për Preshevën

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në prezantimin e Projektligjit për Buxhetin e vitit 2022 njoftoi se 100 milionë euro janë ndarë për Forcën e Sigurisë së Kosovës e 10 milionë euro për blerjen e objekteve të ambasadave të Kosovës në shtetet e tjera

Buxheti i Kosovës për vitin 2022 është për 8.7% – apo rreth 220 milionë euro më i lartë se rishikimi i tij që u bë në qershor të këtij viti.

“Ushtrinë e kemi projektin tonë madhor, andaj për herë të parë kemi ndarë buxhet prej 100 milionë eurosh apo 1,3 për qind të bruto produktit vendor. E synimi është që brenda mandatit ta sjellim 2 për qind të bruto produktit vendor, aq sa e kërkon standardi i NATO-s”, tha Kurti në prezantimin e planit buxhetor për 2022-tën.

Ndërkohë, për herë të parë janë ndarë edhe 2 milionë euro si mbështetje për Luginën e Preshevës e Bujanocin.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë