Nga Gazeta Si – Një raport i ri është publikuar mbi rritjen e mundshme të vlerave të transferimit të lojtarëve në mbarë Botën, ku një prej yjeve të Newcastle United vlerësohet shumë lart.
Ky raport vjen nga “CIES Football Observatory” që ka analizuar të gjithë lojtarët në nivel global.
Duke përdorur modelin statistikor, ka llogaritur se cilët lojtarë kanë më shumë gjasa t’u rritet vlera e transferimit gjatë 6 muajve të ardhshëm, mes Dhjetorit 2025 dhe Qershorit 2026.
Kjo bëhet “pa zgjatje kontrate dhe sipas një skenari që parashikon të njëjtën performancë individuale si në 6 muajt e fundit, (minutat e luajtura, shkalla e paraqitjeve si titullar, frekuenca e golave, etj) ashtu edhe kolektivisht (rezultatet)”.
Në total “CIES Football Observatory” vlerëson se 169 lojtarë në 23 liga të ndryshme në mbarë Botën do të shohin rritje të vlerave të tyre të transferimit gjatë 6 muajve të ardhshëm, me të paktën 5 milionë euro (rreth 4.4 milionë £).
Siç mund të shihni më poshtë, në 10-en kryesore, sulmuesi i krahut nga Bregu i Fildishtë, Yan Diomande (RB Leipzig), është në krye të renditjes.

Ai ka një rritje të parashikuar prej 40.1 milionë eurosh (rreth 35.0 milionë £). Vlera e tij aktuale është 45.7 milionë euro dhe pritet të rritet në 85.8 milionë euro deri në Qershor 2026.
Ylli i Newcastle United, Nick Woltemade, renditet i dyti në listë. Raporti i ri vlerëson se çmimi i tij aktual është 118.8 milionë € (rreth 103.8 milionë £) dhe parashikohet të rritet në 145.0 milionë € (rreth 126.7 milionë £) deri në Qershor 2026 — një rritje prej 26.2 milionë € (rreth 22.9 milionë £).
Newcastle United pagoi 65 milionë £ (plus edhe 4.3 milionë £ në bonuse të mundshme të ardhshme) në fund të Gushtit 2025.
Sipas këtyre vlerësimeve të “CIES Football Observatory”, “Big Nick” e ka rritur tashmë vlerën e tij të transferimit në 103.8 milionë £, në më pak se 3 muaj.
Woltemade po e përballon kalimin në Premier League me një lehtësi të jashtëzakonshme.
Nëse parashikimet e tyre rezultojnë të sakta dhe Nick Woltemade arrin një vlerë transferimi prej 126.7 milionë £ deri në Qershor 2026, kjo do të thotë se ylli i Newcastle United do të ketë dyfishuar vlerën e tij brenda dhjetë muajve, që nga momenti kur Eddie Howe nxitoi ta blinte pas refuzimit të Bayern Munich për plotësimin e kërkesave e Stuttgart.
Nick Woltemade do të ketë ende 5 vite të plota kontratë me Newcastle United kur të vijë Qershori 2026 dhe në moshën 24-vjeçare (ditëlindja në Shkurt) vitet e tij më të mira janë ende përpara.
Këta janë dy faktorë masivë që i shtojnë vlerës, natyrisht përveç asaj që ai do të ketë dhënë në fushë deri atëherë!
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




