Ngjarje

Progres i dobët për të drejtat e njeriut në Ballkan

Raporti i Organizatës Ndërkombëtare për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut (Human Rights Watch) vuri në dukje se problemet kryesore në fushën e të drejtave të njeriut, edhe gjatë këtij viti në Ballkan janë ende tensionet etnike, kërcënimet ndaj gazetarëve dhe të drejtave të pakicave.

HRW tha në raportin e saj të botuar enjten e kaluar, se vendet e Ballkanit bënë përparim modest vitin e kaluar përsa i përket të drejtave të njeriut, duke përmendur mungesën e mbështetjes politike për ndjekjen e krimeve të luftës dhe çështje të tjera.
“Në disa mënyra kjo është një kohë e errët për të drejtat e njeriut. Megjithatë, ndërsa abuzuesit e të drejtave janë të lirë në veprimtarinë e tyre famëkeqe, gjithashtu demokracia dhe sundimi i ligjit po fiton forcë,” thotë drejtori ekzekutiv i HRW, Kenneth Roth.
Raporti përmblodhi çështjet kryesore të të drejtave të njeriut në më shumë se 90 vende dhe territore në mbarë botën, duke u mbështetur në ngjarjet nga fundi i vitit 2017 deri në nëntor të vitit të kaluar.

Bosnjë-Hercegovina
Raporti tregoi se Bosnja nuk ka përparuar për sa i përket zgjidhjes së problemeve afatgjata të të drejtave të njeriut. Rastet e krimeve të luftës zgjidhen me ritme shumë të ngadalta, ndërsa një strategji e rishikuar për të dënuar kriminelët e luftës ka pritur miratimin nga Këshilli i Ministrave që nga shkurti i vitit 2017. Pakicat kombëtare u vlerësuan si të papërshtatshëm për të votuar në zgjedhjet e përgjithshme për shkak të mos paraqitjes së dispozitave diskriminuese në kushtetutë. Gjithashtu, autoritetet nuk ofruan as mbështetje themelore për mijëra azilkërkues dhe emigrantë të cilët mbërritën në vend. Gazetarët përballen me kërcënime dhe ndërhyrje në punën e tyre. Ndonëse disa raste janë hetuar nga policia dhe i janë dorëzuar Prokurorisë, askush nuk është dënuar për sulme ndaj tyre.
Kroacia
Midis janarit dhe shtatorit të vitit të kaluar, kishte 14 raste të krimeve të luftës përpara gjykatave në Kroaci. Në të njëjtën periudhë, gjykatat dënuan vetëm katër persona për krime lufte dhe ndjekja penale e rasteve të tjera u zhduk pa u kuptuar nga askush. Organizata vuri në dukje akuzat se që nga janari rreth 2,500 kërkues të azilit dhe emigrantëve ishin kthyer nga policia kroate në Bosnjë dhe Hercegovinë, qindra raste të refuzimit të qasjes në procedurat e azilit dhe mbi 700 pohime për dhunën dhe vjedhjen e ushtruar nga policia.
Një dekadë pasi Kroacia ratifikoi Konventën e OKB-së për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara, mijëra të rritur dhe fëmijë me aftësi të kufizuara mbeten të bllokuar në institucione të cilat nuk i japin të drejtën e tyre. Raporti vëren se një studim i cili u financuar nga qeveria dhe u publikua në korrik zbuloi se pothuajse të gjithë romët në vend jetojnë në varfëri dhe më pak se një e treta përfundojnë shkollën fillore.
Gjithashtu, në raport u tregua se një fushatë filloi në maj për një referendum publik për reduktimin e vendeve për serbët në parlament dhe për t’i kufizuar ata nga votimi mbi buxhetin dhe formimin e qeverisë, gjë që ka alarmuar udhëheqësit e bashkësisë serbe dhe OJQ-të.

Keneth Roth, drejtor ekzekutiv i organizatës Human Right Watch

Kosovë
Sipas Raportit edhe në Kosovë progresi në përmirësimin e mbrojtjes së të drejtave të njeriut ishte i ngadalshëm gjatë vitit të kaluar. Liderët serbë dhe kosovarë në gusht njoftuan një plan kundërthënës për të ri-kufizuar kufijtë e tyre, gjë që shkaktoi shqetësime për pasojat që do të kishin të drejtat e njerëzve dhe transferimeve të popullsisë. Tensionet mes serbëve dhe shqiptarëve të Kosovës vazhduan, veçanërisht në veri. Komunitetet rome dhe egjiptiane vazhdojnë të përballen me diskriminim. Funksionimi i gjykatës speciale të krijuar për të gjykuar krimet serioze të luftës të kryera gjatë luftës së 1998-1999 në Kosovë u vonua për shkak të një ndryshimi në prokurorin special.

Gazetarët përballën me kërcënime të vazhdueshme dhe ndjekje penale kundër tyre ishin të ngadalta. Raporti gjithashtu vuri në dukje sulmin ndaj gazetarit të Kosovës, Serbeze Haxhiaj. Disa njerëz të panjohur për të dëmtuan makinën e saj dy herë brenda muajit mars. Haxhiaj raportoi dëmtimin e makinës së saj në polici, por nuk u mor asnjë masë prej tyre.
Serbia
Në Serbi, ndjekjet penale të krimeve të luftës nuk kishin përparuar që prej vitit 2017 dhe nuk kishin mbështetje politike apo burime adekuate, ndërsa mekanizmat për mbështetjen e dëshmitarëve ishin të dobëta. Sipas raportit disa zyrtarë të lartë të përfshirë në abuzime serioze të luftës nuk janë gjykuar nga autoritetet serbe. Gjithashtu, kushtet për azilkërkuesit nuk kanë arritur të përmirësohen. Ndërsa situata për gazetarët ka mbetur pezull, duke përfshirë sulmet, kërcënimet dhe paditë e pa rishikuara. /Ballkan Insight/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë