Ne rrjet

Programi i vaksinimit të Izraelit i jep shpresë botës

Më shumë se një e treta e popullsisë së Izraelit është vaksinuar kundër Covid-19 që nga 19 dhjetori.
Kryeministri i Izraelit , Binyamin Netanyahu ka premtuar se:“Izraeli do të jetë vendi i parë që do të dalë nga pandemia deri në fund të muajit mars.”
Ky ishte një pretendim mjaft i guximshëm duke pasur parasysh se askush nuk ishte i sigurt që vaksinat do të ulnin me sukses normat e infeksionit aq sa të hiqnin masat kufizuese.
Aktualisht ka prova të sakta që programi i vaksinimit ka ndikuar pozitivisht.
Eregan Segal , një biolog në Institutin e Shkencës Ëeizman në Rehovot , ka zbuluar me kolegët e tij se 19 raste të Covid po bien ndjeshëm mes të moshuarve në Izrael.
Ky efekt vihet re në mënyrë të theksuar në spital ku rastet e rënda shëndetësore të njerëz mbi 60 vjec kanë rënë me 26% që nga kulmi i tyre më 19 janar.
Nga ana tjetër rastet e njerëzve nga mosha 40 deri në 59 vjec që ende po presin në rradhë për
tu vaksinuar , janë rritur me 13%.
Ndërkohë që programi i vaksinimit të Izraelit po përparon , pritet që rastet të ulen akoma më shumë.
Aktualisht 65% e njerëzve mbi 60 vjec kanë marrë të dyja dozat vaksinës e Pfizer ndërsa më pak se një e treta e 30 vjecarëve kanë marrë të parën.
Pavarësisht nga rëniet inkurajuese të rasteve , faktorët politikë kanë penguar progresin në
aspekte të tjera.


Zoti Netanyahu dëshironte të theksonte një marrëveshje diplomatike që ai nënshkroi me
Emiratet e Bashkuara Arabe.
Dhjetëra mijëra izraelitë u dyndën në Dubai për pushime dhe për të bërë pazar dhe u kthyen me variante të reja , më infektive të Covid-19.
Qeveria mbylli aeroportin e saj të vetëm ndërkombëtar në 24 janar.
Variantet e reja janë përhapur me ritme të shpejta kryesisht për arsyen sepse janë shumë të transmetueshme.
Një shqetësim shumë i vecantë janë lagjet ultra-ortodokse që përbëjnë rreth 12% të popullsisë
së Izraelit ku shkollat dhe tubimet publike kanë nisur dhe niveli i infeksioneve janë dyfishi i
atyre të pjesës tjetër të vendit.
Një tubim vecanërisht shumë i diskutueshëm ishte funerali masiv në Jeruzalem i 99-vjecarit
Meshulam Dovid Soloveitchik ku morën pjesë rreth 20,000 burra ultra –ortodoksë në 31 janar.
Koalicioni i zotit Netanyahu bazohet në mbështetjen e partive ultra-ortodokse dhe ai ka hezituar që të shtrëngoje masat kufizuese për mbështetësit e tij.

Rënia e infeksioneve dhe rënia e rasteve të shtrimit në spital do t’i japë shpresë zotit Netanyahu dhe pjesës tjetër të botës.
Në gjurmën e Izraelit po ecin edhe vendet e tjera të mëdha.
Britania dhe Amerika tashmë kanë vaksinuar me një dozë, përkatësisht 14% dhe 8% te popullsisë së tyre.
Në javët në vijim , magjia e këtyre programeve të vaksinimit duhet të fillojë të zbulohet ngadalë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë