Shkencë

Programi i ri që mund të zbulojë demencën para se të shfaqen simptomat

Një sistem i inteligjencës artificiale i aftë për të diagnostikuar demencën pas një skaneri në tru po kalon nëpër testime klinike nga shkencëtarët.

Studiuesit besojnë se sistemi mund të njohë modele që janë shumë komplekse për t’i zbuluar edhe vetë neurologët, duke lejuar që ata me demencë të identifikohen vite më herët, madje edhe para se të shfaqin simptoma.

Profesoresha Zoe Kourtzi, shkencëtarja e Universitetit të Kembrixhit që ka krijuar sistemin, tha se nëse ndërhyjmë herët, trajtimet mund të fillojnë shpejtë dhe të ngadalësojnë përparimin e sëmundjes dhe në të njëjtën kohë të shmangin më shumë dëmtime. Në testet para-klinike, sistemi është treguar i aftë të diagnostikojë demencën edhe kur nuk ka shenja të dukshme të dëmtimit të trurit.

Tani, provat e reja, në Spitalin Addenbrooke’s në Kembrixh dhe klinikat e tjera të kujtesës në të gjithë vendin, do të testojnë sistemin nëse funksionon në një mjedis të botës reale.

Gjatë vitit të ardhshëm, rreth 500 pacientë do të marrin pjesë. Rezultatet do të shkojnë tek mjekët e tyre, të cilët më pas mund të këshillojnë për një kurs trajtimi kur është e nevojshme.
Tim Rittman, neurolog konsulent i cili po udhëheq hulumtimin, tha se sistemi ishte një “zhvillim fantastik” në trajtimin e një sindromi i cili mbetet pa kurë.
“Këto grupe sëmundjesh janë vërtet shkatërruese për njerëzit. Pra, kur po i jap këtë informacion një pacienti, çdo gjë që mund të bëj për të qenë më të sigurt në diagnozën, për t’i dhënë atyre më shumë informacion në lidhje me përparimin e mundshëm të sëmundjes për t’i ndihmuar ata të planifikojnë jetën e tyre është një gjë e madhe të jesh në gjendje të bëj,” shtoi ai./The Independent/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë