Politike

Programi i PD për rininë: 5000 bursa të plota në vit për ata me pamundësi ekonomike

Gjatë prezantimit të programit për Rininë, kryetari i opozitës, Lulzim Basha, tha se gjatë 8 viteve të fundit 3 në 5 të rinj kanë qenë të papunë. Si pasojë e papunësisë, Basha tha se vendi po humb një brez të tërë shqiptarësh.

Basha e pa zgjidhjen e kësaj situate me zbatimin e programit demokrat për rininë.

“Angazhohem se të gjithë studentët shqiptarë, 9 në 10 prej tyre që vinë nga familje me të ardhura nën 64.000 lekë të reja në muaj do të përfitojnë mbështetje të plotë përmes financimit 100% të tarifave për bachelor dhe master.

Pjesa tjetër, që vinë me të ardhura mbi 64.000 lekë të reja në muaj do të përfitojnë përgjysmimin e këtyre tarifave universitare.

Ndërsa 5000 bursa të plota në vit do t’u ofrohen të gjithë të rinjve të cilët kanë pamundësi ekonomike për të ndjekur studimet e larta. Nuk do të ketë te rinj, nuk do të ketë bija dhe bij shqiptarësh që do të mbeten pa studiuar për shkak të pamundësive ekonomike të familjeve të tyre.

Angazhohem ndaj studentëve, se do të kenë praktika të paguara prej 30 000 Lekë në muaj për 12 muaj për 10.000 më të mirët prej tyre çdo vit”, premtoi Basha.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë