Gazeta Si – Pasi ka fituar gjithçka me Real Madrid, Zinedin Zidan është gati të ulet në stolin e një kombëtareje, por jo të Francës, sikurse është folur deri tani. Sepse në krye të nënkampionëve të botës pritet të konfirmohet Didier Deshamp.
Është Brazili që kërkon Zinedin Zidan. Sipas ‘L’Equipe’, Zizu është profili i duhur, që plotëson të gjitha kriteret e vendosura nga Federata Braziliane e Futbollit për pasuesin e Tites. Drejtuesit e kësaj federate intrigohen nga ideja për t’ia besuar drejtimin e Seleçaos një emri si Zidan.

Më parë Brazili kishte vënë në shënjestër spanjollin Pep Guardiola, por kostoja e lartë financiare e tij bëri që kjo pistë të braktiset. Në anën tjetër, Zidan priste që Deshamp t’i lironte vendin pas Botërorit të Katarit. Ecuria e mirë e Francës solli qëndrimin e trajnerit dhe Zidan duhet të shohë mundësitë e tjera.
Emri i francezit lakohet edhe për te Juventusi, por me hipotezën e Brazilit situata do të ndryshonte, sepse bëhet fjalë për një pjacë më të lartë. Kush nuk do të dëshironte të drejtonte 5 herë kampionët e botës.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




