Ngjarje

Profil / Kush është Kryepeshkopi i ri Joani, pasardhësi i Anastas Janullatosit

Gazeta Si – Hirësia e tij Joani, me emrin e lindjes Fatmir Pelushi, është një figurë e njohur në Kishën Ortodokse Shqiptare.

Joan Pelushi ka lindur në janar 1956 në Tiranë, në një familje bektashiane. Ai u konvertua në të krishterë në vitin 1975-ën, gjatë vitit të matures pasi një shok i krishterë orthodhoks i fshehtë, sipas tij, i huazoi një kopje të Dhiatës së Re në frëngjisht.

Ai ka kryer studimet në shkollën teologjike ortodokse të Kryqit të Shenjtë në Boston, SHBA, ku u diplomua me gradën “Master of Divinity”.

Studimet në SHBA u mundësuan falë një burse të ofruar nga shqiptarët në Amerikë, në kujtim të Peshkop Fan Nolit.

Pas përfundimit të studimeve, Joani u rikthye në Shqipëri, ku Kryepeshkopi Anastas e caktoi si pedagog dhe dekan në Akademinë Teologjike të Kishës Ortodokse Shqiptare.

Ai shërbeu gjithashtu në disa zona të tjera brenda Kishës. Në 18 korrik 1998, Joani u zgjodh si Mitropoliti i Korçës dhe u fronëzua më 20 korrik të po atij viti.

Kur u kthye në vitin 1996, caktohet si drejtor i Seminarit Teologjik në Durrës, si edhe ngrihet në rangun e Arkimandritit në 19 nëntor.

Në 18 korrik 1998, u zgjodh si Mitropoliti i Korçës edhe u fronëzua dy ditë më pas.

Ai ka përkthyer një numër librash në shqip:1-:Mbi Shpirtin e Shenjtë”, botuar më 1996.2-“Besimi Ortodoks”. Vëll. I Doktrina, botuar më 1997.3-“Besimi Ortodoks”. Vëll. II “Adhurimi”, botuar më 1997.

4-“Besimi Ortodoks”. Vëll. III “Shkrimi i Shenjtë” dhe “Historia e Kishës”, botuar më 2000.5-“Besimi Ortodoks”. Vëll. IV “Spiritualiteti”, botuar më 2002.6-“Shën Siluani”, botuar më 2003.

7-“Dogmatika”, (Dispensë) tekst mësimor në Akademinë Teologjike.8-Shenjtorët iliro-shqiptarë, (Dispensë) 9-“Predikime”.

Gjithashtu ish Mitropoliti i Korçës Joani ka botuar artikuj të shumtë në gazetën “Ngjallja”, ka referuar kumtesa nëpër simpoziume shkencore brenda dhe jashtë vendit duke përfaqësuar me dinjitet Kishën Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë