Politike

Profesionet e lira në Kushtetuese, Tabaku: Sollëm prova ku norma e tatimit shkon deri në 40%  

Gjykata Kushtetuese kishte të martën seancën e konkluzioneve në lidhje me padinë e dorëzuar nga Grupi parlamentar i PD dhe katër grupe interesi mbi taksimin e profesionistëve të lirë.

Në seancën e konkluzioneve, deputetja e PD Tabaku përcolli  konkluzionet e PD.

“Në këtë seancë, në javën e kaluar u paraqitën argumente dhe prova që kanë dëshmuar se në të vërtetë ky ligj i miratuar nga parlamenti, jo vetëm që cenon sigurinë juridike, lirinë e tregut, por është gjithashtu dhe diskriminues për tridhjetë mijë subjekte të vetëpunësuar.

U ofruan provat e argumente për të treguar se si norma e tatimit 0%, 8%, 13%, 23% dhe praktikisht ajo që po zbatohet sot në Profesionet e Lira që shkon deri në 40%, i ndan në kategori dhe është jo e ndershme, por nga ana tjetër dhe antikushtetuese...

Ne nuk kërkojmë nga kjo trupë gjykues që të marrë tagrin e ekzekutivit, as që t’i heqë parlamentit një funksion që i takon me ligj por nga ana tjetër kërkojmë që të ruhet integriteti i Kushtetutës, të mbrohen qytetarët, të mbrohet e mira publike, të kemi një drejtësi në sistemin e taksave që fatkeqësisht është shtrembëruar nga ana e legjislativit”, tha ndër radhë Tabaku.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë