Treg

Produktet bujqësore shqiptare mund të eksportohen pa taksë doganore në BE deri në vitin 2025

Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve bën me dije se eksportuesit shqiptarë mund të eksportojnë produkte bujqësore pa taksë doganore në BE deri në vitin 2025.

BE ka zgjatur skemën pa taksa për importet e frutave dhe perimeve nga Ballkani Perëndimor dhe vendimi është miratuar nga Parlamenti Europian.

Në kuadër të MTL (Marrëveshje të Tregtisë së Lirë) me Shqipërinë , BE-ja i ka dhënë preferencë autonome tregtare Shqipërisë.

 Tarifat preferenciale janë lehtësirat doganore (tarifa pa taksa ose tarifa të reduktuara 0) dhe kjo nënkupton që  eksportuesit shqiptarë mund të eksportojnë një listë të gjatë me produkte pa paguar taksë doganore në BE.

Përveç mollëve, kumbullave dhe misrit të ëmbël, gjatë pesë viteve të ardhshme, produktet që mund të eksportohen pa doganë nga Ballkani Perëndimor në BE, ndër të tjera janë; patatet, kungujt e njomë, kërpudhat, rrushi, kajsitë, qershitë, kosi qershi, luleshtrydhja, arra, pjepri dhe agrume të ndryshme.

Bujqësia zë rreth 19% të PBB dhe sot produktet shqiptare bujqësore shqiptare eksportohen në 75 vende të botës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë