Ministri i Financave në Irak, e gjeti veten në vështirësi pasi pandemia uli kërkesën për naftën dhe çmimet ranë. Thesari i shtetit që 90% të të ardhurave e ka nga shitjet bruto dhe 45% i shpenozn për të paguar rroga dhe pensione, nuk mundte të paguante më miliona të punësuar dhe pensionistë.
Prodhuesi i dytë më i madh në Opec, u detyrua të merrte hua triliona dollarë në bankat vendase që t’i paraprinte falimentimit. Njerëzit u acaruan. Ra virusi, bizneset u dëmtuan, njerëzit ndaluan shpenzimet.
Sektori publik dhe privat në Irak e tkurrën ekonominë me 11% ndërkohë që papunësia vetëm po rritej dhe varfëria po ashtu.
Kjo situatë nuk është vetëm fenomen i krijuar nga pandemia, por edhe një përshkrim për të ardhmen e vendeve që mbahen nga nxjerrja e naftës.
Humbja që pësoi nafta vitin e shkuar u përforcua edhe më shumë nga kushtet e vendosura nga shtetet për të patur emetime të gazrave në nivelet zero deri në vitin 2050. Për prodhuesit, zhvendosja drejt burimeve më të pastra do të vështirësojë situatën dhe do të ngrejë pyetjen se cilin burim do të përdorin vendet e pasura për tranzicionin e energjisë.

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë ka njoftuar për dëmin drastik që do t’i ndodhë deri në viti 2050. Aksionet e Opec do të ngrihen pasi do të shpërndahet vetëm në disa vende të vogla, por të ardhurat parashikohen të bien deri në 75% në vitin 2030.
Ministri irakian thotë se bota po përballet me një treg në rënie, çmimi po ulet, kërkesa gjithashtu dhe se atA duhet të zbatojnë kushtet e Marrëveshjes së Klimës në Paris.
“Nëse Iraku do të vazhdojë të mbështetet tek nxjerrja e naftës, do të jetë katastrofike”,-u shpreh ai.
Për dekada me radhë, luhatjet në tregjet e naftës, kanë goditur rëndë vendet që e nxjerrin atë duke krijuar nevojën e krijimit të një lloj tjetër biznesi e jo më të mbështetet tek karburantet fosile, duke nënvizuar dobësitë ekonomike të tyre.
Kjo nënkupton dështimin e përdorimit të parave të gatshme për të diversifikuar dhe nxitur industri të tjera brenda vendit ose për të krijuar një fond sovran pasurie që bën investime jashtë vendit për të siguruar të ardhura afatgjata.
Do të jetë kritike se si ekonomitë që mbështeten tek nxjerrja e hidrokarbureve do të dalin nga kjo situatë. Ata përbëjnë 1/3 të popullsisë së botës dhe 1/5 e gazeve që emetohen. Suksesi apo dështimi i tyre do të ndikojë në gjeopolitikë, pabarazinë globale, sigurinë e energjisë dhe migrimin.

Shtetet më pak të përgatitura për këtë situatë janë Iraku, Libia, Venezuela, Guinea e Ekuadorit, Nigeria, Irani, Gana, Algjeria, Azerbajxhani dhe Kazakistani.
Shumë nga këto vende nuk kanë patur mundësinë të largohen nga industria enxjerrjes së naftës për shkak të luftrave apo varfërisë. Madje shuumë nga ato janë vulnerabël për ndryshime në të mirë të natyrës.
Hidrokarburet kanë sjellë pasuri dhe ekonomi të qëndrueshme në shumë vende, sidomos në vendet e Gulfit, por pasuria është lokalizuar në duart e vetëm disave.
Shumë vende kanë parë edhe anë të këqija në një ekonomi të tillë. Korrupsion, keqmenaxhim fondesh dhe burokraci.
Nuk është akoma e qartë se cilat ekonomi do ta vuajnë këtë tranzicion. Arabia Saudite dhe Rusia, të tretët ë botë nxjerrjen e naftës, mund t’i rezistojnë, por ekonomia e tyre komplekse ka dëmtuar elasticitetin e tyre.
Kanadaja, Norvegjia dhe Emiratet e Bashkuar janë shembuj i shteteve që kanë hidrokarbure, por kanë krijuar dhe mbështetje të tjera ekonomike. Ato po mundohen të përshtasin dhe politikat ambjentaliste. Niveli i shpejtësisë së ndryshimit do të matet nga përparimi teknologjik, vrulli politik, rregullimi dhe mënyra se si konsumatorët e mëdhenj të energjisë zgjedhin për të përmbushur nevojat e tyre.
Energjia që vjen nga hidrokarburet do të vazhdojë të jetë pjesë e botës edhe për disa kohë, por në mënyrë të miksuar. Prodhuesit thonë se edhe nëse çmimi e kërkesa bien ata do të vazhdojnë të shesin naftë e do të jenë “ i fundit në këmbë”.
“Opec mbështet politikat që do të zvogëlojnë emetimet , por duhet të jemi të vetdijshëm që nuk është vetëm nafta, por edhe produktet që dalin prej saj”,- tha një zyrtar nga Opec.
“Rënia e investimeve në të do të ndikojë në qëndrueshmërinë e tregjeve, çmimet mund të rriten dhe mund të përballemi me shkurtim të produkteve duke ndikuar në ekonominë botërore”,- shtoi ai.
Konsumatorët e mëdhenj të hidrokarbureve si Japonia, po mundohen të heqin dorë nga investimet në naftë.
Për investitorët, qeveritë dhe njerëzit, e ardhmja e një shteti varet nga mundësia e tij për të tërhequr investimet e huaja.
Përkrahë prodhuesve të tjerë edhe Arabia Saudite, prodhuesi më i madh i naftës në botë, është nervoze. Ndonëse një ekonomi e fortë nga teknologjia tek turizmi, mbretëria është e shqetësuar për një humbje të madh parash. Princi i kurorës atje tha se Arabia Saudite është një shtet nafte dhe jo shtet i pasur.
Në Afrikë, njerëzit nuk po përdorin më makinat duke pritur që çmimi i naftës të ulet.
Studiuesit e Universitet të Teksasit, thonë se vendet e varfëra nuk do të munden t’i bashkohen nismës për të çuar emetimet në zero. Nuk është veprim i duhur që vendet e pasura të detyrojnë vendet e varfëra t’i bashkon emetimeve zero.
Burimi: Financial Times
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




