Ka ndodhur

Prodhuar në Shqipëri por ‘Made in Italy’, sekuestrohen 600 mijë palë këpucë

Guardia di Finanza e Torinos ka sekuestruar mbi 600,000 palë këpucë që mbajnë etiketën Made in Italy, por që në të vërtetë janë të importuara nga vende si Shqipëria, Kina dhe Rumania.

Operacioni filloi javët e fundit dhe në shumë qendra tregtare janë parë produkte që mbajnë etiketën sikur janë prodhuar në Itali por në të vërtetë janë të importuara nga jashtë.

Hetimet, të koordinuara nga Prokuroria Publike pranë Gjykatës së Torinos, zbuluan shkelje në Torino dhe Treviso ku me ndihmën e departamenteve kompetente territoriale ata kryen sekuestrimin dhe parandalimin e shitjeve të produkteve të rreme të cilat arrinin një fitim prej mbi 20 milion euro.

Përgjegjës për këtë është një biznesmen por mediat italiane nuk japin një emër deri në përfundimin e plotë të hetimit.

Shkak për të filluar një operacion të tillë janë bërë kalimet e çuditshme në dogana ku produktet që futeshin në Itali kishin të dhëna të paqarta si flamuj me 3 ngjyra që nuk i përkiste as flamurit italian e as vendeve nga vinin produktet.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë