Gazeta Si- Një 35-vjeçar në Sarandë u arrestua nën akuzën e prodhimit dhe shitjes së vajit të kanabisit.
Policia bën të ditur se i riu u kap në flagrancë duke transportuar vaj kanabisi, me qëllim shitjen në qytetin e Sarandës.
Nga operacioni janë sekuestruar 3.5 litër vaji kanabisi, një armë zjarri kallashnikov, një armë e ftohtë (thikë), fishekë dhe një sasi lëndë narkotike kanabis në formë çokollate.
Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.