Gazeta Si – Një 23 vjeçar nga Kuçova është arrestuar pasi iu gjetën rreth 20 kg kanabis dhe municion luftarak në banesë.
Fillimisht, policia ndaloi të riun Vilson Leshtori me automjetin tip “Smart”, ku iu gjetën një sasi e vogël kokaine.
Më pas, gjatë kontrollit në banesë, u sekuestruan 20 kg kanabis, 1153 fara kanabisi, 2 armë zjarri, municion luftarak dhe 2 aparate celulare.
“Dyshohet se ky shtetas ushtronte veprimtarinë kriminale të prodhimit të lëndës narkotike kanabis dhe të shitjes së saj në doza, në Kuçovë dhe në Berat”, – njoftoi policia.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




