Treg

Prodhimi korean, por marka gjermane! Makinat nga Koreja e Jugut kapin vendin e parë në Shqipëri

Nga Gazeta 'SI' - Koreja e Jugut është zyrtarisht furnizuesi kryesor i Shqipërisë me makina.

Sipas shifrave të Drejtorisë së Shërbimeve Rrugore, DPSHTRR, nga janari në nëntori, në Shqipëri hynë 17.395 mjete nga shteti korean. Në vend të dytë qëndron Italia, ndjekur nga Gjermania në vend të tretë.

Vetëm në nëntor DPSHTRR raporton se janë regjistruar 6.396 mjete të reja dhe në total për të gjithë 11 mujorin 90.882. Nga këto vetëm 12.994 ishin mjete të reja dhe pjesa tjetër të përdorura.

Më shumë se gjysma e makinave të reja të regjistruara 53.5% janë prodhuar 9-15 vite më parë. Makinat me prodhim në 5-8 vite janë më të pakta, 8%, ndërsa janë shtuar ato të rejat, të 4 viteve të fundit, mbi 12%.

Edhe pse prodhimin korean, shqiptarët preferojnë markën gjermane. Volkswagen, Mercedes dhe Audi janë firmat më të preferuara të makinave.

Të ndara sipas qarqeve, Tirana ka pasur numrin më të lartë të regjistrimeve  me pothuajse 38 mijë, ndjekur nga Durrësi me 14.5 mijë dhe Fieri me 7.5 mijë.

Nafta është burimi kryesor i energjisë për mjetet e reja në Shqipëri, ndërsa elektrifikimi duket se po ecën ende me rite shumë të ngadalta, respektivisht 57.830 me 2.809.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë