Prodhimi i frutave dhe primeve ka shënuar një rritje shumë të lehtë vitin e kaluar edhe pse eksportet për dy grupet shënuan rritje dyshifrore.
Në vitin 2020, prodhimi i perimeve është 1.295.726 tonë, duke shënuar rritje vjetore me 2,99 %, krahasuar me vitin 2019. Niveli më i lartë i prodhimit të perimeve është në qarqet Fier me 506.531 tonë, Berat me 131.735 tonë dhe Tiranë me 130.001 tonë.
Prodhimi i drithërave në vitin 2020 është 684.023 tonë, duke shënuar rritje me 2,61 %, në krahasim me një vit më parë.
Në vitin 2020, prodhimi i patates është 254.886 tonë, duke u ulur me 2,22 %, në krahasim me vitin 2019. Qarqet që kanë nivelin më të lartë të prodhimit të patates në vend janë, Korça me 59.316 tonë, Fieri me 50.146 tonë dhe Elbasani me 28.684 tonë.
Perimet e njoma përfaqësojnë 67,52 % të perimeve gjithsej ndjekur nga bostanoret me 23,07 % dhe perimet e thata me 9,41 %.
Në vitin 2020, u prodhuan 874.947 tonë perime të njoma duke shënuar rritje prej 5,07 %, ndërsa prodhimi i bostanoreve dhe perimeve të thata kanë pësuar një ulje të lehtë, respektivisht 0,51 % dhe 2,38 %, krahasuar me vitin 2019.

Prodhimi i perimeve në serra përfaqëson 21,81 % të prodhimit gjithsej të perimeve nga ku 50,86 % e këtij prodhimi i përket Qarkut Fier. Në vitin 2020, prodhimi në serra është rritur me 5,18 %, krahasuar me një vit më parë.
Prodhimi i pemëve frutore në vitin 2020 është 273.749 tonë.
Grupi i pemëve frutore me farë zë 44,41 % të prodhimit, peshën kryesore në këtë grup e zë prodhimi i mollëve me 84,03 %. Qarku i Korçës zë 83,14 % të prodhimit të mollëve gjithsej në vend.
Në vitin 2020, u prodhuan 131.971 tonë ullinj, duke shënuar rritje me 34,24 % krahasuar me një vit më parë.
Niveli më i lartë i prodhimit të ullirit u arrit në qarkun e Fierit me 35.854 tonë pasuar nga qarqet Berat me 33.082 tonë dhe Elbasan me 22.764 tonë. Varietet e ullirit për vaj përfaqësojnë 82,22 % të prodhimit total dhe varietet e ullirit për tavolinë përfaqësojnë 17,78 %.
Prodhimi i agrumeve në vitin 2020 është 49.201 tonë me një rritje prej 4,95 %, krahasuar me një vit më parë, ku 65,36 % të prodhimit gjithsej të agrumeve e zënë mandarinat. Niveli më i lartë i prodhimit të agrumeve është shënuar në qarkun e Vlorës me 66,05 % (32.497 tonë).
Nga ana tjetër, sa i përket blegtorisë, numri i gjedhëve në vitin 2020 është 362.583 krerë, duke shënuar rënie me 12,76 %, në krahasim me vitin 2019.
Në vitin 2020, numri i të leshtave është 1,55 milionë krerë, duke shënuar rënie me 11,40 %, krahasuar me vitin 2019.
Kategoria kryesore e të leshtave përbëhet nga delet e qumështit me rreth 75,39 % ndaj numrit gjithsej të tufës.
Përqendrimi më i madh i numrit të të leshtave është në qarkun e Vlorës me 23,92 % dhe në qarkun e Korçës me 15,79 % ndaj numrit gjithsej të krerëve.

Kategoria kryesore përfaqësohet nga dhitë e qumështit me 79,89 % ndaj numrit gjithsej të krerëve.
Në vitin 2020, numri i krerëve të derrave është 158.401 krerë, duke shënuar rënie vjetore me 13,84 %, krahasuar me vitin 2019. Përqendrimi më madh i numrit të derrave është në qarkun Lezhë me 35,61 % dhe në qarkun Fier me 19,62 % ndaj numrit gjithsej krerëve.
Prodhimi i qumështit në vitin 2020 është 1,05 milionë tonë, duke shënuar një rënie me 5,39 %, në krahasim me vitin 2019. Struktura e prodhimit të qumështit, referuar vitit 2020 është: qumësht lope 85,28 %, qumësht dele 7,10 % dhe qumësht dhie me 7,62 %

Në 2020, prodhimi i qumështit nga lopët është 897.349 tonë, ose 5,20 % më pak, krahasuar me 2019.
Rendimenti mesatar vjetor i qumështit në nivel vendi në 2020 është 3.028 kg për krerë duke u rritur me 1,56 %, krahasuar me 2019. Prodhimi qumështit nga delet, për vitin 2020, ka pësuar rënie me 8,60 %, krahasuar me vitin 2019
Rendimenti mesatar vjetor i qumështit nga dhitë në nivel vendi është rreth 126 kg për krerë duke shënuar rënie me 0,28 %, krahasuar me vitin 2019.
Prodhimi i mishit peshë e gjallë është 150 mijë tonë, duke shënuar rënie me 4,02 %, në krahasim me vitin 2019.
Prodhimi i vezëve për vitin 2020 është 861 milionë kokrra, duke shënuar rënie me 0,40 %, në krahasim me vitin 2019. Prodhimi i mjaltit ka shënuar një rritje me 11,7 %, krahasuar me vitin 2019. Qarqet ku është shënuar prodhimi më i lartë janë Shkodra me 21,4 % dhe Vlora me 14,7 % të prodhimit të përgjithshëm. Qarku me prodhimin më të ulët është Durrësi me 3,0 % ndaj prodhimit të përgjithshëm të
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




