Treg

Prodhimi i energjisë u rrit me 11% për 2021. Importi në rënie

Energjia elektrike në dispozicion gjatë vitit 2021, u rrit me 10.9%. Prodhimi neto vendas i energjisë elektrike arriti vlerën 8.963 GWh nga 5.313 GWh energji të prodhuar në vitin 2020, duke shënuar një rritje të prodhimit me 68.7%.

59.6% i prodhimit total të energjisë erdhi nga hidrocentralet publike. 39.9% nga ato private dhe 0.5% nga ato fotovoltaike.

Hidrocentralet publike, në vitin 2021 patën rritje të prodhimit nga një vit më parë, me 71.9% më shumë. Hidrocentralet private shënuan një rritje të prodhimit të energjisë elektrike me 63.3%.

Importi bruto i energjisë elektrike arriti vlerën 2.253 GWh nga 3.239 GWh që ishte një vit më parë, duke shënuar kështu një rënie me 30.4%.

Eksporti bruto i energjisë elektrike arriti vlerën 2.800 GWh nga 963 GWh duke shënuar një rritje me 2.9 herë. Diferenca mes eksportit dhe importit bruto të energjisë), në vitin 2021, ka arritur vlerën pozitive prej 548 GWh, krahasuar me vitin 2020 ku kishte një vlerë negative prej -2.276 GWh.  

Humbjet në rrjet për vitin 2201 janë rritur me 9.5%, ndërsa ato në transmetim me 32.4%.

Përdorimi i energjisë elektrike nga konsumatorët, në vitin 2021, arriti vlerën 6.630 GWh nga 5.958 GWh që ishte në vitin 2020 me rritje 4.2%. Ndërsa përdorimi nga konsumatorët jo familjarë u rrit me 18,3%, duke arritur vlerën 3.540 GWh nga 2.992 GWh që ishte një vit më parë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë