Drejtësia

Prodhim dhe shitje droge, dërgohen në gjyq 10 të akuzuar në Fier

Gazeta Si – Dhjetë persona të akuzuar për prodhim dhe shitje droge në Fier janë dërguar për gjykim.

Prokuroria e Fierit njofton se ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar dosjen në gjykatë.

Të akuzuarit janë: A.B., D.D, E.K., G.Ç., G.C., K.B., K.Ç, N.Ll., K.Q. Xh.R. Këta persona akuzohen për shitje droge në bashkëpunim më shumë se një herë në territorin e Fierit.

Policia dhe Prokuroria e Fierit kanë kryer hetime proaktive me përgjime dhe regjistrime për të provuar përfshirjen e të akuzuarve në këtë veprimtari kriminale. Ndaj tyre ka masë sigurie “arrest në burg”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë