Gazeta Si – Policia e Sarandës ka proceduar penalisht në gjendje të lirë një 30-vjeçar në Ksamil, pasi ushtroi aktivitetin në një pikë të këmbimit valutor pa licencë.
Sipas poicisë, 30-vjeçari D.M., është vëllai i 26-vjeçarit, i cili dy ditë më parë goditi me grusht policin e rrugores pasi e gjobiti për parkim të gabuar, pikërisht përballë pikës së këmbimit valutor të të vëllait.
Por pas arrestimit të 26-vjeçarit, qytetarët informuan policinë se pika e këmbimit valutor që posedohet nga vëllai i tij, nuk ka licencë dhe nuk lëshohen kuponë tatimorë.
Menjëherë, policia kreu kontroll në këtë subjekt dhe konstatuan se shtetasi D.M., administrator i këtij subjekti, ushtronte pa licencë aktivitetin e këmbimit valutor dhe nuk lëshonte kuponë tatimor për shërbimet e ofruara, si dhe kishte punonjës të pasiguruar.
30-vjeçari u procedua penalisht në gjendje të lirë, ndërsa në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 98 896 Lekë, 368 Euro, 26 Paund dhe 2 laptopë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




