Ka ndodhur

Procedohen penalisht 3 vëzhguesit që u përleshën te shkolla ‘1 Maji’

Tre vëzhguesit e zgjedhjeve që u përleshën fizikisht mbrëmjen e së hënës në tek shkolla “1 Maji” në Tiranë, janë proceduar penalisht nga policia dhe po hetohen në gjendje të lirë.

Të proceduarit janë Jurges Mullahi 26 vjeç, Oriald Laçi 29 vjeç dhe Avni Dushku 35 vjeç, të tre me detyrë vëzhgues në VNV Nr. 30.

Ata akuzohen për veprën penale të plagosjes së lehtë me dashje.

Procedimi penal ndaj tyre filloi pasi mbrëmjen e djeshme janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin, për radhën e qëndrimit para monitorëve ku bëhet numërimi i votave. 


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë