Makina

Probleme vizuale, me shkarkimin dhe frenimin. 1 në 3 makina që futen në kolaudim, ngel

Nga Gazeta ‘SI’ – Një në tre mjete që janë futur në kontrollin teknik, ka ngelur.

Këto janë shifrat e Drejtorisë së Përgjithshme të Transportit Rrugor, ku tregon se në 4 muajt e parë të këtij viti, nga 81 mijë mjete në kolaudim, 22 mijë nuk e kanë kaluar atë.

Arsyet e ngeljes së mjeteve në kontroll teknik në 35% të rasteve janë për arsye vizuale dhe funksionale, 33% për problemet me shkarkimin e gazrave dhe 19% për shkak të sistemit të frenimit.

DPSHTRR tregon se 2.541 mjete me moshë mesatare 22-vjeçare janë çregjistruar përgjithmonë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë